Lajme

Gjini dhe Haradinaj heqin dorë nga mandatet e deputetit, ja kush i zë vendet e tyre

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini dhe deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Daut Haradinaj janë tërhequr nga mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka njoftuar kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi gjatë mbledhjes së KQZ-së, ku dhe u certifikuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Siç bëri të ditur Radoniqi, vendi i Gjinit do të zëvendësohet me Bekë Berishën.

Ndërsa karrigen e Haradinajt do ta zë Burim Ramadani.

Të Ngjashme