Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një qytetari në Podujevë, por fatmirësisht nuk e ka qëlluar. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Rasti ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 14:00-14:10, kur pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Atje kanë hasur viktimën, mashkull kosovar, ndaj të cilit dyshohet se i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri, por pa e qëlluar.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një gëzhojë, e cila është sekuestruar si provë materiale.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
