Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të Altin Kryeziut, zyrtarit policor nga Bubaveci i Malishevës që vdiq në QKUK pas plagëve që pësoi kur u godit nga një veturë ditë më parë në Malishevë, derisa ishte në detyrë zyrtare.
Në një postim në Facebook, Gjini tha se dhimbja për Altinin na bashkon të gjithëve.
“Ngushëllime të sinqerta familjes Kryeziu dhe gjithë kolegëve të tij në Policinë e Kosovës.
Dhimbja për Altinin na bashkon të gjithëve. Kujtimi dhe respekti për shërbimin e tij do të jenë të përjetshëm”, shkroi Gjini.
