Lajme

Gjini pret përfaqësuesen e BE-së

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim Shefen në Detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

Gjatë këtij takimi, Palatova uroi kryetarin Gjini për zgjedhjen në krye të Aleancës, duke vlerësuar lart standardet dhe mbarëvajtjen e procesit të brendshëm zgjedhor.

Në kuadër të diskutimit për zhvillimet politike, kryetari Gjini rikonfirmoi qëndrimet e Aleancës, duke theksuar se zgjedhjet e 7 qershorit do të përbëjnë një triumf për demokracinë dhe do t’i sigurojnë Kosovës një avantazh strategjik si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Po ashtu, kryetari Gjini kërkoi mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të partnerëve ndërkombëtarë për synimet strategjike të Kosovës, me theks të veçantë në rikthimin drejt integrimit euro-atlantik dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombët

Të Ngjashme