Aktuale

Gjykata e Lartë prish sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, çështja kthehet në GJKKO

Gjykata e Lartë ka vendosur të anulojë vendimin që kishte lënë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetajt, duke e kthyer dosjen për shqyrtim të ri në Apelin e Posaçëm.

Vendimi u mor këtë të enjte nga gjyqtari Gent Shala, i cili pranoi kërkesën për prishjen e vendimit të mëparshëm të dhënë nga gjyqtari Dhimitër Lara në lidhje me sekuestrimin e tre pasurive të ish-zv/kryeministrit.

Me këtë vendim, çështja nuk konsiderohet e mbyllur, por do të rikthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm, ku do të shqyrtohet nga një tjetër trup gjykues.

Kjo do të thotë se procesi gjyqësor mbi sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt nis një fazë të re shqyrtimi.

Të Ngjashme