Aktuale

Gjykata merr të pandehur Rezart Veleshnjan! Si ra Ylli Troplini “pre”e mashtrimeve të aktorit, 3 shokët e paralajmëruan të mos i besonte, DËSHMITË zbardhin ngjarjen

Historia e aktorit humorit shqiptar Rezart Veleshnja, i cili është marrë i pandehur pasi akuzohet se ka mashtruar shtetasin Ylli Troplini, duke i marrë dhe pastaj shitur makinën e këtij të fundit, është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Detaje të reja të siguruara nga dosja hetimore e cështjes kanë nxjerrë në pah se aktori Veleshnja i ka kërkuar makinën Troplinit me argumentimin se ka nënë e tij sëmurë me kancer dhe nuk kishte mjet për ta dërguar në spital që të kryejë kontrollet e nevojshme mjekësore, raporton gazetari Elton Qyno.

Mirëpo, në një periudhë të shkurtër kohore, rteferuar hetimeve të kryera, rezulton se Veleshnja ka shitur mjetin “Mitbusishi” me targa AA239MM, për një kosto rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Pavarësisht pretendimeve se ai është i pafajshëm dhe se nuk ka lidhje me këtë ngjarje, Veleshnja është marrë i pandehur nga gjykata dhe më 30 qershor të 2026 do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tij.

Referuar dosjes hetimore, mësohet se Troplini ka deklaruar se në korrikun e 2024 i ka dhënë makinën Veleshnjas, me të cilin u njoh përmes një shoku të tij, Erzen Beshiri.

Edhe pse ky i fundit e ka paralajmëruar që të mos i besonte shumë aktorit, Troplini i prekur nga situata e Veleshnjas, i cili pretendoi se ka nënë sëmurë me kancer, ka zgjedhur t’i japë makinën, për të mirën e kësaj të fundit.

“…për këtë arsye unë ia kam dhënë edhe mjetin…” ka pohuar Ylli Troplini.

Sakaq, mësohet se në momentin kur Troplini i ka dorëzuar makinën e tij Veleshnjas, të pranishëm kanë qenë dhe dy shokët e tij, Ani Shyti si dhe Gëzim Leka.

Në dëshminë e dhënë në lidhje me ngjarjen, si person në dijeni, Ani Shyti është shprehur se e gjitha ka ndodhur një ditë vere, buze bregdetit ku ata kanë qenë duke pirë kafe në një lokal, emrin e të cilit nuk e mban mend.

Po ashtu, ka dhënë dëshminë e tij dhe personi që njohu Veleshnjan me Troplinin, i cili ka qëndruar në të njëjtën linjë historie me Ani Shytin.

“Pasi ata janë takuar disa herë, Rezarti, i ka kërkuar mjetin Yllit për ta përdorur për disa kohë pasi të. Ka folur në Rezarti kishte nënën me sëmundje të keqe. Nuk e di çka bërë Rezarti me makinën pasi nuk e ka takuar atë. Kontaktoi me Rezartin dhe i ka thënë që t’ia çonte mjetin Yllit pasi do t’ia jepte ai shumën prej 2 milion lekë të vjetra, por Rezarti as ia hapi më telefonin dhe as nuk shkoi të marrë lekët” është shprehu Beshiri.

Ka qenë dëshmia e shtetasit Gëzim Leka , ajo që nxorri në pah më së shumti “mashtrimin”e Veleshnjas. Në dëshminë e dhënë si person në dijeni, Leka ka zbuluar se Rezarti i thoshte se e ka shitur makinën por nuk tregonte se ku.

Pavarësisht se dëshmitë e 3 personave dhe hetimet e shtrira në një periudhë të gjatë kohore për të zbuluar “misterin e zhdukjes” së makinë së Ylli Troplinit, Veleshnja i ka mohuar akuzat duke pretenduar se ai e ka marrë makinën në këmbim të disa parave që Troplini i kishte borxh për reklamimet e bëra nga aktori.

E në dëshminë e dhënë para drejtësisë ai ka pranuar se ka shitur makinën për 2 milionë lekë, një shtetasi me emrin Shpend.

Mirëpo aktori ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke argumentuar se Troplini i ka pasur para borxh për disa reklama të bëra në sajë të bashkëpunimit për marketingun e “Star Energy”, ndaj ai ka marrë makinën kundrejt pagesës që duhej të ishte bërë.

Ndërsa, së fundmi Gjykata mësohet se ka marrë të pandehur Veleshnjan në lidhje me këtë ngjarje.

Të Ngjashme