Ministri i Financave i Izraelit, i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, thotë se është informuar se Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti kundër tij, shkruan Al Jazeera.
Në nëntor 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte” të kryera gjatë luftës së saj gjenocidale në Gaza.
Gjyqtarët dhe prokurorët në GJND janë përjashtuar që atëherë nga bankat, kompanitë e kartave të kreditit dhe gjigantët e teknologjisë si Amazon si rezultat i sanksioneve të vendosura nga administrata Trump.
Gjykata lëshoi gjithashtu urdhër-arreste për disa udhëheqës të Hamasit, të cilët më pas u vranë në operacionet izraelite.
