Lajme

“Godet” zyrtari i VV-së: Në kohën e “patriotëve” nuk u arrestua asnjë spiun i UDB-së, por punësoheshin në…

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke hedhur kritika ndaj qeverisjeve të kaluara lidhur me trajtimin e rasteve të dyshuara për spiunazh.

Zogiani ka thënë se gjatë kohës kur, siç i quan ai, “patriotët” kanë qenë në pushtet, nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar për spiunazh në interes të UDB-së.

“Sa me ia kujtue publikut: Në kohën e ktyne patriotave, asnjë spiun i UDB-së nuk qe arrestu”, ka shkruar Zogiani.

Ai ka bërë një akuzë edhe më të rëndë, duke pretenduar se persona të dyshuar për lidhje me strukturat e UDB-së gjatë atyre qeverisjeve “punësoheshin në zyra të rëndësishme, deri në presidencë”.

Sipas Zogianit, situata ka ndryshuar vetëm së fundmi.

“Tek tashti është hapur rruga për arrestimin e tyne”, ka deklaruar ai.

Zyrtari i Vetëvendosjes ka pretenduar gjithashtu se personat e vetëm të arrestuar për spiunazh gjatë periudhës kur ata kanë qenë në pushtet kanë qenë “të dyshuar si spiunë të një shteti perëndimor mik”.

Shkrimi i plotë:

Sa me ia kujtue publikut:

Në kohën e ktyne patriotave, asnjë spiun i UDB-së nuk qe arrestu…në të vërtet në kohën e tyne ata punësoheshin në zyra të rëndësishme, deri në presidencë! Tek tashti është hapur rruga për arrestimin e tyne.

Të vetmit spiunë të arrestuar në kohën sa kta kanë qenë në pushtet, janë do të dyshuar si spiunë të një shteti perëndimor mik!

Të Ngjashme