Lajme

Goditet nga pema, vdes 58-vjeçari në Shkodër

Një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në fshatin Shosh të Shkodrës, pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një pemë teksa po priste dhe mblidhte dru në një zonë pyjore.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa i plagosuri është identifikuar me inicialet Tonin Zojza.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, 58-vjeçari është goditur nga pema dhe ka marre plage te rënda.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit./euronews.al

Të Ngjashme