Aktuale

Grabitet me armë zjarri një argjendari në Paskuqan, autorët largohen me motor

Një argjendari është grabitur pasditen e sotme në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.

Gazetarja e Top News Kleida Muka raporton se, dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e argjendarisë dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kanë marrë sende me vlerë. Pas grabitjes, autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.

NEWS  Kishin përshtatur 3 ambiente për kultivimin e lëndëve narkotike, arrestohet 35-vjeçari! Në kërkim një tjetër, ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEEDeri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi vlerën e sendeve të grabitura. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Të Ngjashme