Lajme

Gruda: Moment i ri në kuvend prania e përfaqësuesve të ambasadës së ShBA-së dhe BE-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se prania e sotme në seancën e kuvendit të përfaqësuesve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, paraqet moment të ri në Kuvendin e Kosovës.

“Sot ishte një moment i ri në Kuvendin e Kosovës. Në seancën e Kuvendit, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Kjo prani nuk duhet parë thjesht si një detaj protokollar. Në rrethanat e krijuara, ajo ka një domethënie të veçantë politike dhe përçon një mesazh të qartë: partnerët tanë ndërkombëtarë janë kundër çdo përmbysjeje të rendit kushtetues”, shkroi Gruda.

Ai u shpreh se funksionimi i Kuvendit, respektimi i Kushtetutës dhe i institucioneve të shtetit nuk mund të varen nga vullneti politike i një partie apo i një individi.

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës ishin sot sërish në sallën plenare të kuvendit, nga ku kërkuan vazhdimin e seancës konstituive, por për dallim prej herëve të tjera, sot prezentë ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së ShBA-së dhe të Zyrës së BE-së.

Të Ngjashme