Lajme

Grumbullim i mbështetësve të Listës Serbe në veri, Elek u bën thirrje qytetarëve të votojnë

Drejtues të Listës Serbe dhe qytetarë të tjerë serbë edhe në këto zgjedhje janë grumbulluar në veri të Mitrovicës dhe kanë vazhduar drejt kutive të votimit, duke mos respektuar ligjin dhe rregullat për zgjedhje.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Pas votimit, ai tha se pret që dita e zgjedhjeve të kalojë në një atmosferë të qetë dhe demokratike, pa parregullsi, teksa theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

Elek: Kjo ditë të kalojë në një atmosferë të qetë e demokratike

“Pres që kjo ditë të kalojë në një atmosferë të qetë e demokratike, pa asnjë parregullsi, dhe shfrytëzoj këtë rast t’u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, të drejtën e votës, që sot të votojnë dhe të zgjedhin ata që do t’i përfaqësojnë nesër në parlament”- tha Elek.

Ai gjithashtu uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet pa probleme dhe në frymë demokratike.

Të Ngjashme