Lajme

Grumbullimi i ujit në autostradë, MIT: Ekipet intervenuan menjëherë në terren

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka reaguar lidhur me raportimet për grumbullimin e ujit në një segment të Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë menjëherë në terren sapo është pranuar informata dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme.

Brenda një kohe të shkurtër është bërë pastrimi i sistemit të drenazhimit dhe është larguar uji i akumuluar, duke mundësuar rikthimin e qarkullimit normal dhe të sigurt në këtë pjesë të autostradës.

Ministria thekson se mbetet në monitorim të vazhdueshëm të rrjetit rrugor, ndërsa ekipet e saj janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje në çdo rast kur paraqitet nevoja, me qëllim garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik.

Njoftimi:

Lidhur me raportimet për grumbullimin e ujit në një segment të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë në terren.

Brenda pak çastesh është bërë pastrimi i sistemit të drenazhimit dhe largimi i ujit të grumbulluar, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt në këtë segment të autostradës.

Ministria mbetet në monitorim të vazhdueshëm të rrjetit rrugor dhe ekipet tona janë të gatshme të ndërhyjnë në çdo rast kur paraqitet nevoja, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

 

Të Ngjashme