Aktuale

Haga dënoi krerët e UÇK, reagon edhe Kroacia

Kroacia ka reaguar zyrtarisht pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Ministria e Jashtme kroate deklaron se është në dijeni të vendimit, duke theksuar se bëhet fjalë për një aktgjykim jo përfundimtar dhe se nuk dëshiron të paragjykojë rezultatin përfundimtar të procesit gjyqësor.

Në reagim, MPJ e Kroacisë thekson se vendimi nuk ndryshon, sipas saj, kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe faktin që Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Millosheviçit.

“Kroacia merr në dijeni aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ky është një aktgjykim jo përfundimtar dhe ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë rezultatin përfundimtar të procedurës”, thuhet në reagim.

Më tej, autoritetet kroate shprehen se përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk duhet të përdoret për relativizimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe as për të vënë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, përfundon Ministria e Jashtme e Kroacisë.

Të Ngjashme