Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hajnat s’kanë të ndalur: Vjedhin një veturë në Fushë Kosovë, e morën nga garazhi i shtëpisë

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës, ku është vjedhur një veturë.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar pronari i veturës, i cili ka pohuar se nuk e ka gjetur veturën aty ku e ka parkuar, në garazhin që ndodhet në oborrin e shtëpisë.

I riu ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin, me shpresën që do ta gjejnë automjetin e tij.

Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.