Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haki Abazi tregon se çka e solli përplasjen e BE-së me Qeverinë e Kosovës

Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka komentuar përplasjet e Qeverisë së Kosovës me emisarët e Bashkimit Evropian, Josep Borell e Miroslav Lajçak.

Abazi thotë se Serbisë i kovenon që Kosova të mbetet pa përkrahje ndërkombëtare.

Abazi ka thënë se popullizmi, tejshfrytëzimi e shtrydhja e temës së Asociacionit ka sjellë në një përplasje me BE-në.

“Popullizmi, tejshfrytëzimi e shtrydhja e temës së Asociacionit ka sjellë në një pëplasje me BE-në dhe në një eufori të brendshme kinse me mund të luftojmë me BE-në, SHBA-në dhe të tjerët në këtë definim të së drejtës sonë. Definimi i së drejtës sonë është kryer në vitin 2008. Njohja de facto ka ndodhur atëherë. Bile mendoj se në një masë të caktuar me vendimin e GJND-së, po të mos bëheshin gabime e rrëshqitje në dialog, do të duhej konsideruar edhe fundi i çështjeve juridike mes Kosovës e Serbisë”, tha Abazi.

Tutjem ai tha se Serbisë i kovenon që Kosova të mbetet pa përkrahje ndërkomëbtare.

“Serbisë i konvenon që Kosova të mbetet si është pa investues, pa përkrahje ndërkombëtare, me ikje masive të trurit të vendit, e dështimi në sektorët vitalë të vendit. Serbisë i konvenon kjo gjendje ku jemi futur”, tha Abazi. “E ne mund të shesim patriotizëm se çfarë është arritur”, ka thënë ai në emisionin “Konfront” të KTV-së.