Lajme

Halil Geci i drejtohet Ramës: Reagon për këngën serbe, por harroi rezolutën për gjenocidin në Kosovë

Veprimtari Halil Geci ka reaguar ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me reagimin e tij për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës

Në një postim në Facebook, Geci e ka kritikuar Ramën, duke i kujtuar se ai dhe partia e tij kishin refuzuar ta votonin rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë.

“Reagon për një këngë, por refuzoi rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!”, ka shkruar Geci.

Ai ka ngritur pikëpyetje ndaj qëndrimit të Ramës, duke thënë se shqiptarët nuk i kanë harruar krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“REAGON PËR NJË KËNGË, POR REFUZOI REZOLUTËN PËR GJENOCIDIN SERB NË KOSOVË!

Këtij i paska rënë ndërmend të reagojë ndaj një kënge, por ka harruar se ai dhe partia e tij refuzuan ta votojnë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!

Tani, kujt po i shet përralla ky njeri?! A mendon se populli shqiptar e ka harruar historinë dhe krimet e kryera ndaj tij?”, shkruan ai në Facebook.

Të Ngjashme