Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ajo që ndodhi sonte ishte shkelje kushtetuese, duke e cilësuar si “puç kushtetues”.
“Kjo çka ka ndodh sonte, është shkelje e Kushtetutës. Ka hyrë në votim çështja e presidentit në mënyrë kundërkushtetuese. Kjo praktikë duhet të ndërpritet”, tha ai në hollin e Kuvendit.
Hamza shtoi se Kushtetuta është e qartë, duhet të jenë 80 deputetë në sallë në rundin e parë dhe njëjtë kërkohet në rundin e dytë, në të cilin, sipas tij, nuk mund të kalohet pa u konsumuar rundi i parë.
“Ne besojmë që nuk janë plotësuar kushtet për të kaluar në rundin e dytë”, tha ai. / REL
