Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamza reagon për sulmin në Ibër Lepenc: Shumë i shqetësuar për ndërprerjen e ujit të pijes

 
   

Zyrtari i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pas sulmit në Ibër Lepenc.

“Erdha në Varagë të Zubin Potokut, në vendngjarje, për ta parë nga afër gjendjen dhe dëmet e shkaktuara në kanalin ujor nga mjeti shpërthyes.

E dënoj aktin dhe kërkoj nga institucionet e rendit dhe ligjit, që ta zbardhin sa më shpejt rastin dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Jam shumë i shqetësuar me ndërprerjen e furnizimit të ujit të pijes dhe pasojat në furnizimin me energji elektrike. Po ashtu, jam në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e vendit të përfshira në sanimin e dëmit dhe shpresoj të tejkalohet sa më shpejt kjo situatë”, shkroi Hamza në Facebook.