Lajme

Hapet pavijoni i Kosovës në Bienalen e artit në Venedik

Është hapur pavijoni i Kosovës në ekspozitën e 61-të ndërkombëtare të artit në Vendeik “La Biennale di Venezia”, në Itali.

Në ceremoni mori pjesë ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila ka thënë se “në një mjedis plot energji dhe me shumë vizitorë nga mbarë bota, sot hapëm Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venecias”.

“Krenari të shohim punën e artistit Brilant Milazimi dhe paraqitjen dinjitoze të Kosovës në një prej ngjarjeve më të mëdha ndërkombëtare të artit. Hapësira e pavijonit, e kuruar me kujdes në çdo detaj, po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve dhe kjo na gëzon shumë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Përgëzime artistit Brilant Milazimi, kuratorit José Esparza Chong Cuy, komisioneres Hana Halilaj dhe gjithë ekipit për punën që kanë bërë në këtë prezantim.

Ju ftoj të gjithëve të vizitoni pavijonin e Kosovës.

Të Ngjashme