Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj paralajmërimeve për vendosjen e një tarife prej mbi 10 eurosh për qytetarët që hyjnë në Prishtinë nga qytetet e tjera.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeqytetit, duke e cilësuar masën e propozuar si një formë të re “haraçi” ndaj qytetarëve.
“Kqyrne popull. Janë untu shumë, e tash LDK-PDK po dojnë me zëvendësu haraçin e terminaleve me haraç me hy në Prishtinë. Dmth veç në Prishtinë edhe kqyr çka bojnë, tash paramendo çka kishin bo me ju lon Kosovën në dorë. Rrnoft Albin Kurti!”, ka shkruar ajo.
Postim i plotë:
Kqyrne popull.
Jane untu shume, e tash LDK-PDK po dojne me zavendesu haraçin e terminaleve me haraç me hy ne Prishtine.
Dmth veç ne Prishtine edhe kqyr çka bojne, tash paramendo çka kishin bo me ju lon Kosoven ne dore.
Rrnoft Albin Kurti!
