Lajme

​Haradinaj për Time Kadrijajn: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, ka vlerësuar kontributin e bashkëpartiakes së tij, Time Kadrijaj, duke thënë se ajo asnjëherë nuk ka munguar kur është kërkuar angazhimi për vendin.

“Timja kurrë nuk ka munguar për vendin”, ka shkruar Ramush Haradinaj, pas gjuajtjes me vezë të Albin Kurtit nga Time Kadriaj.

Ky incident ndodhi pasi kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kanidatit për kryetar të Kuvendit. Ai tha se kjo kërkesë vjen pasi që s’ka ende marrëveshje politike.

Më këtë tollovi në kuvend, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka ndërprerë punimet zhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Kjo pasi kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi kohë shtesë për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Ai tha se kjo kërkesë vjen pasi që s’ka ende marrëveshje politike.

Time Kadrijaj është një prej figurave të Aleancës dhe ka qenë e angazhuar në jetën politike të Kosovës. Gjatë luftës, Time Kadrijaj ka qenë po ashtu edhe pjesëtare e UÇK-së, e angazhuar në sektorin e shëndetësisë.

Të Ngjashme