Lajme

Hargreaves: Mbrojtja e të drejtat të LGBTIQ+ tregues i përkushtimit të Kosovës ndaj të drejtave të njeriut

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka thënë se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të personave nga LGBTIQ+, është një tregues kyç i përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta për të drejtat e njeriut dhe një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Hargreaves, ka thënë edhe se, Mbretëria e Bashkuar, do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet dhe shoqërinë civile në Kosovë për t’i mbështetur dhe avancuar këto të drejta.

‘’Në hapjen e djeshme të Javës së Krenarisë në Prishtinë, ne festuam dhe ritheksuam të drejtat e personave LGBTIQ+. Mbrojtja dhe promovimi i këtyre të drejtave është një tregues kyç i përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta për të drejtat e njeriut dhe një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet dhe shoqërinë civile në Kosovë për t’i mbështetur dhe avancuar këto të drejta.’’, ka shkruar ai.

Të Ngjashme