Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) paralajmëron rrezik të lartë për përhapjen e zjarreve në pyje gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit të IGJEO-s, niveli i rrezikut pritet të jetë “i lartë” në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër.
NEWS Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBANë qarqet Kukës, Dibër dhe Vlorë pritet nivel rreziku “i moderuar”, ndërsa në disa zona të lokalizuara rreziku do të jetë i lartë, konkretisht në qarkun Kukës, në zonën qendrore, në jugperëndim të Dibrës dhe në verilindje të Vlorës.
IGJEO thekson se rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së mërkurë, 12 gusht.
Në lidhje me kushtet meteorologjike, për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme nuk parashikohen reshje.

Temperaturat pritet të shënojnë vlera të larta, me maksimumet që do të arrijnë deri në 40° Celsius në zonat bregdetare, 41° C në vendet e ulëta dhe 35° C në zonat malore.

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore, për momente, mund të arrijë intensitet të fortë.
NEWS Rryma e celularit i ra në vaskë gjatë karikimit, detaje të reja nga vdekja tragjike e 16-vjeçares!Në kushtet e temperaturave të larta, mungesës së reshjeve dhe rrezikut të shtuar për zjarre, IGJEO apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat pyjore dhe në territoret ku niveli i rrezikut është klasifikuar si “i lartë”.
