Aktuale

Përplasjet në Tiranë/ Efektivët futen në rrugica e biznese private, frikë edhe te turistët (Video)

Shumë video po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, mbi reprezaljet e policisë dhe dhunës brutale të kësaj të fundit ndaj të rinjve projtestues.

Këtë herë, efektivët janë shpërndarë nëpër rrugica dhe biznese, duke lemerisur çdo qytetar të Tiranës apo dhe turistët, duke mësyrë nëpër dyqane e restorante.

‘Të shpërndarë nëpër rrugica dhe biznese private vartësit e Gysit po tmerrojmë gjithkënd, edhe ata turistë që po darkojnë nëpër restorante dhe që ju i numëroni kokë më kokë’, shkruan gazetari Isa Myzyraj në llogarinë e tij në Facebook.

Më herët përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit mori një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve u zhvendos nga qendra e qytetit drejt akseve kryesore hyrëse e dalëse të Tiranës.

Të rinjtë vijuan marshimin përgjatë Unazës në drejtim të kryqëzimit të Don Boskos, të ndjekur nga afër nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe repartet e FNSH-së.

Për të ngadalësuar avancimin e mjeteve të blinduara dhe furgonave të policisë, protestuesit vendosën barriera dhe barrikada të imrpovizuara me mjetet rrethanore përgjatë rrugës, në disa raste edhe duke u vënë zjarrin koshave të mbeturinave.

Pas mbërritjes në kryqëzimin e Don Boskos, protestuesit u ngjitën për nga rruga ‘Mine Peza’ në drejtim të qendrës, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të grupit që qëndronte në bulevard.

Ndërkohë pas prishjes së kamerave të sigurisë në disa prej zonave ku protestuesit kanë qenë aktivë, policia ka ndërhyrë duke përdorur dron me rezulucion të lartë që kontrollohen nga salla operative për të gjurmuar lëvizjet e protestuesve.

Të Ngjashme