Ministria e Punëve të Brendshme do të shënojë trevjetorin e rënies në krye të detyrës të heroit Afrim Bunjaku, me një varg aktivitetesh përkujtimore që do të zhvillohen në Vushtrri, Zveçan dhe Prishtinë.
Aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me një vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku, në Samadrexhë të Vushtrrisë, raporton IndeksOnline.
Në orën 10:40 do të zhvillohen homazhe te varri i Bunjakut, po në fshatin Samadrexhë.
Më pas, në orën 12:00, në Banjskë të Zveçanit, aty ku Afrimi u vra, do të bëhet vendosja e gurit themeltar të obeliskut të Heroit të Kosovës.
Aktivitetet përkujtimore do të përmbyllen në Prishtinë, ku në orën 20:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Afrim Bunjaku ra heroikisht në sulmin terrorist që një grup serb, në krye me Milan Radoiçiqin, kreu në veri të Republikës së Kosovës, më 24 shtator 2023.
