Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” ndaj një shtetasi të Serbisë, i cili dyshohet se ka publikuar përmbajtje me gjuhë të urrejtjes gjatë manifestimit në Gazimestan.
Sipas raportit policor, më 30 qershor 2026, përmes inteligjencës është pranuar informacion se i dyshuari, gjatë manifestimit të mbajtur më 28 qershor në Gazimestan, kishte incizuar një video me përmbajtje që dyshohet se nxit urrejtje.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, ndërsa verifikimet kanë treguar se i dyshuari kishte dalë nga Kosova më 28 qershor përmes Pikës së Kalimit Kufitar në Jarinjë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
