Gazetari Artan Hoxha ka deklarur se hetimet për AKSHI zbërthyen mënyrën se si funksionon pushteti dhe shteti që kemi sot nga maja e thojit te qimja e flokut.
I ftuar në nje emision televiziv tha se u zbulua skema se si kanë menaxhuar taksat, tenderat, si kanë blerë median, si kanë blerë edhe pyllin atje në Petrelë.
“Ajo që do ta quaja interesante në këtë hetim të SPAK, është fakti që më në fund na zbërthehet edhe në rrugë ligjore skema se si funksionon pushteti që kemi sot. Brenda grupit, po ti marrësh personazhet, ti shikon skemën se si funksionon shteti, nga maja e thojit deri te qimja e flokut. Si kanë korruptuar administratën, si kanë menaxhuar taksat, tenderat, si kanë blerë median, si kanë blerë edhe pyllin atje në Petrelë, pra kishin aq shumë lekë, por nuk e kanë blerë, kanë falsifikuar letra, kanë ndërtuar pa leje. Kanë emëruar drejtoreshën e kadastrës. Shumica e pronave janë te Equos Resort. Pjesë dërrmuese, pyll, është rreth e rrotull këtij objekti. Edhe këtë e kanë grabitur. Çdo gjë e kanë kërkuar qyl.
Në total, te 40 mln euro, këto janë sekuestro dhe jo konfiskim. Ë rëndësishme është që në këtë total, është një shumë e madhe në para, 7 milionë euro, është sasi e konsiderueshme.
Në vitin 2023, ka shkuar një kompani e afërt me zotin Agasi, të blejë Equos Resort, për 9 mln euro dhe një kredi që kishte marrë biznesmeni. Gjatë kësaj kohe nuk është paguar kredia, as 9 mln euro, por brenda objektit është vendosur fillimisht zyrë e Agasit. Ky ambjent është kthyer në shtab. Duke çuar në Kadastër njeriun e vet dhe në hipotekë, kanë bërë që të ndërtojnë aty pa leje. Kanë ndërtuar, janë të paktën 3 mijë e ca metra katrorë. Kanë legalizuar dhe kanë kthyer në pronë të vetë, edhe atë që ishte në pronë shtetërore. E kanë marrë me kodra cfarë kishte aty. Zotëria në fjalë, pas tre vjetësh ka kërkuar ti rikthehet prona. Nuk ka dalë pronar Agasi por Orest Sota.
I gjithë ky investim që është bërë aty, SPAK ka shkuar dhe e ka kapur. Për këtë është nën hetime dhe ish drejtoresha e kadastrës”, deklaroi Hoxha.
