Aktuale

Hezbollahu vendos kushtet/ 5 kërkesa për paqe pas armëpushimit me Izraelin

Në Liban po kërkohet ndalimi i plotë i përplasjeve dhe kthimi në normalitet.

Propozimet përfshijnë ndërprerjen e sulmeve nga ajri, toka dhe deti në të gjithë vendin, si dhe tërheqjen e forcave izraelite nga territoret e pushtuara deri në kufijtë e njohur.

Një tjetër pikë lidhet me kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre, sidomos në zonat pranë kufirit, ku shumë familje janë larguar për shkak të tensioneve.

Në të njëjtën kohë parashikohet edhe rindërtimi i zonave të dëmtuara, me ndihmë nga vendet arabe dhe partnerët ndërkombëtarë, por me përgjegjësi kryesore nga vetë autoritetet libaneze.

Nga ana e Hezbollah, ka sinjale për bashkëpunim me institucionet në Liban dhe një qasje për të ecur përpara drejt një situate më të qëndrueshme. Qëllimi është hapja e një faze të re dhe ulja e tensioneve që kanë prekur vendin kohët e fundit.

Të Ngjashme