Një person nga SHBA, ka humbur jetën pasi është infektuar me hantavirus. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore lokale. Sipas tyre, rasti nuk ka lidhje me shpërthimin e fundit të raportuar në një anije kroçere.
Sipas Departamentit të Shëndetit Publik të Kolorados dhe mediave lokale, infeksioni dyshohet se ka ardhur nga ekspozimi ndaj brejtësve në zonën ku viktima jetonte.
Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në SHBA po mbajnë nën monitorim 41 persona në lidhje me një shpërthim tjetër të kësaj sëmundjeje të rrallë, që u lidh me vdekjen e tre pasagjerëve në anijen kroçere MV Hondius.
Hantavirusi është një sëmundje e rrallë në SHBA, me zakonisht rreth një deri në dy duzina rastesh në vit. Sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), janë raportuar 26 raste në vitin 2023, 13 raste në 2022 dhe 16 raste në 2021.
