Huthët e Jemenit thanë se sulmuan një strukturë nafte të dielën në Arabinë Saudite jugperëndimore, raporton AP.
Yahya Saree, një zëdhënës ushtarak i Houthëve, tha se ata shënjestruan një rafineri të Aramco në qytetin e Jazanit me një dron.
Sulmi ishte në përgjigje të shkeljes së hapësirës ajrore të Jemenit nga dronë sauditë mbi provincat e Hajjah dhe Saada, tha ai.
Të dielën në mëngjes, Ministria Saudite e Energjisë raportoi një zjarr në një strukturë që i përkiste rafinerisë Aramco pa viktima. Ministria tha se zjarri u shua, por nuk e përshkroi shkakun e tij.
Sulmi i së dielës ndaj rebelëve Huthi është i fundit në një seri sulmesh me raketa dhe dronë që synuan Arabinë Saudite dhe anijet e saj në Detin e Kuq.
Një zyrtar i qeverisë jemenase tha të dielën se Huthët sulmuan gjithashtu një port të rëndësishëm në Detin e Kuq.
