Damiano Toshi, një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Korçë dhe i cilësuar nga policia, si anëtar i grupit të “5 dyqaneve”, është i lidhur me një nga ngjarjet më të rënda kriminale të ndodhura në Korçë në fillim të viteve 2000.
Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit “Skënderbeu”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si edhe për plagosjen e Julian Beckës.
Ngjarja ndodhi më 3 shtator 2004, pranë Pallatit të Sportit në Korçë, pas një konflikti të armatosur që tronditi opinionin publik dhe komunitetin sportiv.
See also Përse ka ndryshuar qëndrim për SPAK pas akuzës për Ballukun? Rama: Nuk jemi zyrë noterie. 16 mijë faqe prova? Prokurorëve do u thosha ‘çohuni, ikni dhe…”Për këtë ngjarje, ai u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm. Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Lartë, vendimi u prish dhe dosja u kthye për rigjykim.
Në përfundim të procesit të ri gjyqësor, Gjykata e Elbasanit pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe e dënoi Damiano Toshin me 25 vite burg. Toshi u ekstradua më 10 korrik 2027 nga Frankfurti.
See also Pësoi infarkt nga pilula për EK*ITIM? DETAJE të reja nga VDEKJA e Shemsi Krasniqit: Policia gjeti…Me një vendim të vitit 2005, ai u dënua nga Gjykata e Korcës me burgim të përjetshëm, ndërsa në mars 2022 nisi gjykimi nga e para në gjykatën e Elbasanit.
Emri i tij u rikthye në vëmendje edhe në vitin 2021, kur prokuroria hetoi vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi. Sipas hetimeve, vëllai i tij, Mihal (Mirgert) Toshi, dyshohet se e kreu atë vrasje pasi i ishte premtuar se, në këmbim, do të ndihmohej Damiano Toshi për të shmangur ose lehtësuar dënimin.
