Aktuale

I dha telefonin Veliajt, ish-polici i Burgjeve në gjyq: Kishte shumë pushtet, ja me kë foli në telefon

Ish-punonjësi i Drejtorisë së Burgjeve, Fatjon Baçi, i akuzuar nga SPAK se i ka dhënë një telefon celular kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar nga gjykata një masë më të butë.

Nëpërmjet avokatit të tij, Baçi deklaroi se veprimi i kryer nuk ka pasur qëllim kriminal.

Sipas mbrojtjes, Veliaj e ka përdorur telefonin vetëm për të kontaktuar bashkëshorten dhe vëllain e tij, pa zhvilluar biseda të paligjshme.

Avokati theksoi gjithashtu se klienti i tij është i vetmi anëtar i familjes që siguron të ardhura, duke i kërkuar gjykatës të marrë parasysh rrethanat personale dhe familjare në caktimin e dënimit.

“Fatjon Baçi ka bërë një gabim njerëzor përballë një njeriu si Erion Veliaj, që gëzonte pushtetin që gëzonte. Veliaj ka biseduar me vëllain dhe gruan e tij dhe nuk ka bërë asnjë bisedë kriminale, përndryshe nuk do t’ia jepte celularin. Kërkoj që Gjykata të japë një dënim më të lehtë duke marrë në konsideratë se nuk kam pasur qëllim kriminal dhe duke marrë parasysh rrethanat familjare, që jam i vetmi njeri i punësuar në shtëpinë time”, deklaroi avokati.

Të Ngjashme