Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në Prishtinë, më 30 gusht 2026, rreth orës 01:10.
Dy persona kanë raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hedhur një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granatë, në oborrin e shtëpisë së njërit prej tyre.
Rasti ka ndodhur rreth orës 01:10. Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar muret e dy shtëpive, si dhe një automjet.
Sipas Policisë, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.
