Aktuale

I moshuari në protestën e 38-të: Rama t’ua jap pensionistëve ato 4 milionë euro, jo për tallava dhe

Një i moshuar pjesëmarrës në protestën e 38-të për largimin e kryeministri Edi Rama dhe qeverisë së tij, nuk ka lënë pa kritikuar kreun e qeverisë lidhur me financimin me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West në Tiranë.

“Qeveria ua ka dhënë paratë të vetëve, në vend që t’ua japë pensionistëve ato 4 milionë euro, shkon e i lë në tallava”, tha ai.Më tej, i moshuari u shpreh se kryeministri rregullon e zbukuron zyrën e tij, kurse populli trajtohet me pak para.

See also  Kërkoi heqjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’, Apeli i GJKKO merr vendim për ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja“Shkon Rama e rregullon Kryeministrinë, ta bëjë më të bukur me pikturat e tij, kurse populli merr 10 mijë lekë. Me 80 mijë lekë, në kohën e atij, ndërtoja shtëpinë unë, tani duhen 250 mijë euro për të blerë një hyrje”, tha protestuesi.

I moshuari: Kam plakën sëmurë, me diabet. Im vëlla bëri katër koronare dhe tani është në spital privat, ku paguan për terapinë. Në shtet nuk kishte trajtim, ndaj u detyrua të ikte. Nuk kishte as në Onkologjik.

See also  Rama i bën për ujë të ftohtë: Asnjë rikandidim për kryebashkiakët që…Ky shtet ka mbaruar. Të largohen sa më parë këta kriminelë. Qeveria ua ka dhënë paratë të vetëve, në vend që t’ua japë pensionistëve ato 4 milionë euro, shkon e i lë në tallava.

Shkon Rama e rregullon Kryeministrinë, ta bëjë më të bukur me pikturat e tij, kurse populli merr 10 mijë lekë. Me 80 mijë lekë, në kohën e atij, ndërtoja shtëpinë unë; tani duhen 250 mijë euro për të blerë një hyrje.

Të Ngjashme