Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I zhdukur prej tre ditësh, 66-vjeçari gjendet i pajetë! Çfarë dyshohet

Një 66-vjeçari, i cili rezultonte i zhdukur prej 3 ditësh, është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Hoçisht në Devoll.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2024, rreth orës 12:55, në afërsi të fshatit Hoçisht, Devoll, është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll. Nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 06.02.2024.

Paraprakisht dyshohet se 66-vjeçari mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrore.