Një 35-vjeçar nga Kurbini, i identifikuar si Akil Tahiri, banues në Fushë Kuqe, është personi që sot mbeti i plagosur me armë zjarri dhe është paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
I riu ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes apo motivet e plagosjes.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të mundshëm të përfshirë në ngjarje
Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.
Kurbin/Informacion paraprak.
Në Spitalin e Traumës, Tiranë, rreth orës 11:15, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta në Fushë-Kuqe, Kurbin, shtetasi A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
