SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës! Dërgon për gjykim Mërtirin, Zoton dhe grupin kriminal që dyshohet se pastroi 30 mln euro
Lajmi:
SPAK ka mbyllur hetimet për një nga dosjet më të rëndësishme të inceneratorëve dhe ka dërguar për gjykim grupin kriminal që dyshohet se ka përfituar dhe pastruar miliona euro përmes kontratës koncesionare të inceneratorit të Tiranës.
Sipas organit të akuzës, në krye të grupit kriminal qëndrojnë biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ndërsa për gjykim janë dërguar edhe Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, tre shtetas të huaj dhe disa persona të tjerë. Po ashtu, në gjykim janë çuar edhe kompanitë “Integrated Energy B.V. SPV” dhe “Integrated Technology Service” sh.p.k.
SPAK bën me dije se grupi kriminal dyshohet se ka pastruar rreth 30 milionë euro përmes faturave fiktive të krijuara nga kompania koncesionare “Integrated Energy B.V. SPV”, e cila kishte kontratën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal është zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme që nga lidhja e kontratës koncesionare me Ministrinë e Mjedisit. Kontrata, me një vlerë investimi prej 128.2 milionë euro pa TVSH, iu dha kompanisë “Integrated Energy B.V. SPV”, ndërsa SPAK thekson se procedura është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore nga zyrtarë të autoritetit kontraktor.
Në dosje përmenden edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako, si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë, të cilët sipas SPAK kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin që favorizuan shpalljen fituese të kompanisë koncesionare.
Hetimet tregojnë se nga viti 2017 deri në vitin 2023, kompania koncesionare ka arkëtuar mbi 11.3 miliardë lekë, ndërsa për ndërtimin e objektit janë investuar vetëm 21 milionë euro.
Sipas SPAK, pronarët “de facto” të kompanisë, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme, duke mos kryer investimet e parashikuara dhe duke nxjerrë fondet përmes faturave fiktive, kompanive offshore dhe transfertave cash.
Për gjykim janë dërguar:
Mirel Mërtiri
Klodian Zoto
Dashamir Ymeraj
Arjola Kodra
Giuseppe Ciaffaglione
Denisa Tollkuçi
Elton Bualli
Endrit Habilaj
Renato Nallbani
Marc Richard Lappat
Michael Drujits
Ilir Dedja
Integrated Energy B.V. SPV
Integrated Technology Service sh.p.k.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.255 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:
Mirel Mërtiri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 143/3, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/1 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Klodian Zoto, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëvë të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Mashtrim” me pasoja të rënda”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 245, 143/3, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/1 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Dashamir Ymeraj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim” me pasoja të rënda, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 143/3, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Arjola Kodra, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Falsifikim i dokumenteve” që ka sjellë pasoja të rënda, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet186/2, 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.
See also Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohurGiuseppe Ciaffaglione, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Denisa Tollkuçi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Elton Bualli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Endrit Habilaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Renardo Nallbani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal,
Marc Richard Lappat, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Michael Peter Drujits, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Ilir Dedja, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërmat “a” dhe “b”, 28/4, 333/a/2 dhe 334 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Personi juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3, 25 i Kodit Penal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
Personi juridik “Integrated Technology Service” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal “Mashtrim” me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/3, 25 i Kodit Penal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.
See also Zbulohen trupat e pajetë të dy femrave në Selanik, provat e gjetura janë të frikshmeNga provat e administruara në lidhje me procedurën koncesionare të zhvilluar nga Ministria e Mjedisit me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, e lidhur mes Autoritetit Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k, me kosto të investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare, në vlerën 128,248,330 (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë) Euro, pa TVSH, është shpallur fitues shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k.
Gjatë procedurës koncesionare janë konstatuar veprime të kundraligjshme të personave përgjegjës të autoritetit kontraktor, ish Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako dhe të personave përgjegjës të tjerë, shtetasve Valbona Ballgjini, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, ku në sajë të veprimeve të tyre në kundërshtim me detyrën është shpallur fitues në këtë procedurë koncesionare, shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k
Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se në zbatim të kontratës koncesionare të lidhur në datën 31.8.2017, nga momenti i lidhjes së kontratës deri në vitin 2023,që përkon me kohën e vendosjes së sekuestros preventive, nga ana e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k., janë siguruar të ardhura në vlerën 11,319,754,405 lekë, ndërsa është investuar për ndërtimin e objektit, vetëm vlera 21,017,157 Euro.
Nga hetimi ka rezultuar se pronarët “de facto” të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, kanë përfituar në mënyrë të parregullt vlera të mëdha monetare të siguruar nga zbatimi i kontratës koncesionare, duke mos bërë investime për realizimin e veprës, objekt të kësaj kontrate.
Të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë përdorur mekanizmin e nxjerrjes së shumave monetare nga llogaritë e shoqërisë koncesionare, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shfrytëzimit të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe përmes transferimeve në vlera cash, në shumën 1,283,390,609 lekë dhe 16,669,506 Euro.
Nga hetimi është evidentuar fakti se për të arritur qëllimin kriminal të pastrimit të parave, si produkte të veprës penale të mashtrimit, të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë vepruar në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar me shtetasit shqiptar, të pandehurit Denisa Tollkuçi, Arjola Kodra, Dashamir Ymeraj, Renardo Nallbani, Endrit Habilaj, Elton Bualli, Ilir Dedja, si dhe shtetasit e huaj, të pandehurit; Marc Lappat, Michael Peter Druijts, Giuseppe Ciafaglione.
Siç është bërë me dije në njoftimet e mëparshme, janë dërguar për gjykim në kuadër të procedimit penal të ndarë, nr.255/1 dhe nr.255/2, shtetasit Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku,Jetmir Llapaj, të cilët janë gjykuar me vendim gjyqësorë të formës së prerë.
Me vendimin nr..95, datë 28.7.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasuritë e të pandehurve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, personat juridik “Integrated Energy BV S.P.V” sh.p.k., “Integrated Technology Services” sh.p.k., “F.M.O” sh.p.k.
Hetimet vijojnë në procedimin penal të ndarë, me nr.255/3, për të evidentuar çdo fakt tjetër penal dhe personat përgjegës të cilët kanë kryer veprime gjatë procedurës së dhënies së koncesionit dhe në fazën e zbatimit të kontratës koncesionare.
