Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka marrë vendim për ndërmarrjen e masave të menjëhershme dhe emergjente për rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Me vendimin e tij, është urdhëruar Inspektorati Qendror i Punës që të hartojë një plan emergjent për nisjen e menjëhershme të një aksioni të jashtëzakonshëm kombëtar të inspektimeve.
Ky aksion do të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës, me fokus të veçantë në kantieret ndërtimore dhe aktivitetet me rrezikshmëri të lartë.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij aksioni është rritja e zbatimit të legjislacionit në fuqi, parandalimi i aksidenteve në vendin e punës dhe mbrojtja e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.
