Lajme

Irani njofton organin e ri për menagjimin e Ngushticës së Hormuzit

Organi më i lartë i sigurisë në Iran njoftoi të hënën formimin e një organi të ri për të menaxhuar Ngushticën e Hormuzit, të cilën Teherani e ka mbyllur në mënyrë efektive dhe dëshiron t’u vërë tarifa anijeve që ta kalojnë.

Në llogarinë e tij zyrtare X, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare ndau një postim për Autoritetin e Ngushticës së Gjirit Persik (PGSA) duke thënë se do të ofrojë “përditësime në kohë reale mbi operacionet në Ngushticën e Hormuzit dhe zhvillimet e fundit”.

Llogaria e marinës së Gardës Revolucionare ndau të njëjtin postim.

Irani ka bllokuar kryesisht transportin detar përmes ngushticës jetësore që nga shpërthimi i luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin më 28 shkurt. Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi që nga 8 prilli.

Kontrolli i Iranit mbi rrugën ujore ka tronditur tregjet globale dhe i ka dhënë Teheranit një ndikim të konsiderueshëm, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vendosur bllokadën e tyre detare në portet iraniane.

Në kohë paqeje, rruga përbën afërsisht një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm, së bashku me mallra të tjerë kyç, përfshirë plehrat.

Të Ngjashme