Aktuale

Ish-deputeti: Dumani pinte kafe çdo të hënë me Vlorën, në qershor të 2025 e përzuri nga zyra

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

Në emisionin Top Story, Murrizi pretendon se ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, e ka nxjerrë nga zyra në qershor të vitit 2025, ndërsa sipas tij ajo pinte shpesh kafe me të..

“Deri në qershor 2025, çdo të hënë pinte kafe me Dumanin, deri sa e përzuri Dumani”, tha Murrizi.Pjesë nga diskutimi në studio:

Ad
Arjon Sulo: Në Kosovë ajo është shkarkuar si person i ngarkuar në detyrë për SHIK dhe për rrjedhje informacioni me shtetas amerikanë. Ka ardhur 2 vjet këshilltare dhe e kanë bërë kryetare të SHISH. Ajo ka letrat, ka përgjuar gjithë dynjanë.

Alban Dudushi: Jemi tek pretendimi i prokurorisë, që kjo zonja ka shitur të dhëna sensitive të shtetit shqiptar…

Myslim Murrizi: Deri në qershor 2025, çdo të hënë pinte kafe me Dumanin, deri sa e përzuri Dumani

Të Ngjashme