![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/ish-ministrit-te-arsimit-i-vdes-gruaja-ne-moshe-te-re_64fb5b53771a1.png?resize=850%2C584&ssl=1)
Ish ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i ka vdekur gruaja në moshë të re.
Lajmin për vdekjen e gruas e ka bërë vet Bytyqi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka njoftuar edhe për ditën dhe orën e varrimit.
“Njoftojmë shokët, miqtë dhe dashamirët se varrimi i bashkëshortes, nënës e motrës tonë, Shaha Bytyqi, do të bëhet nesër, e shtunë, 9.9.2023, në ora 13:00, në varrezat e qytetit Dragodan, Prishtinë.
Njëherësh ju njoftojmë se e pamja do të jetë e hapur tri ditë, duke filluar nga dita e diel, më 10.9.2023, nga ora 09:00-17:00 në Hotel “Grand”, Prishtinë.
Me mall e kujtojnë përgjithmonë bashkëshorti Shyqi, djemtë Frymzimi, Egzoni, nusja Qëndresa, motra Valdetja dhe vëllezërit Arsimi e Gëzimi”, thuhet në njoftimin e Bytyqit.