Aktuale

Ish-shefja e SHISH akuzoi publikisht Klodiana Lalën se takohet me agjentet serb në dhoma hoteli , reagon gazetarja

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka reaguar për sulmin verbal të bërë ndaj saj nga ish-shefja e Shërbimit Sekret Informativ, Vlora Hyseni, e cila pasi u pyet nëse ka shpërndarë apo jo sekrete shtetërore siç edhe dyshon Prokuroria e Posaçme, akuzoi reporteren për takime me agjentë serbë.

Gazetarja Lala e quan deklaratën e Hysenit një sulm personal dhe shantazh, si hakmarrje e informimit të publikut me detaje për akuzat që rëndojnë mbi ish-shefen e SHISH dhe veprimtarinë kriminale në të cilën dyshohet se ajo është përfshirë.

Reporterja e News24 e cilësoi vulgare gjuhën e përdorur nga ish-shefja e Shërbimit Sekret shqiptar dhe theksoi heshtjen për çështjen e saj penale.

“E pyetur nga News24 nëse ka shpërndarë materiale të klasifikuara në drejtim të shtetasit Ergys Agasi, deputetja ka zgjedhur të kundërsulmojnë me gjuhë vulgare ndaj gazëtareve dhe duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme. Kjo ka qenë përgjigjja e zonjës Hyseni, por asnjë fjalë për materialet që ka shpërndarë dhe që dyshohet sipas Prokurorisë së Posaçme që ka shpërndarë në adresë të shtetasit Ergys Agasi”,- tha Lala.

Të Ngjashme