Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, bënë të ditur se Grupi Parlamentar i kësaj partie i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për thirrjen e vazhdimit të seancës më 16 gusht, siç tha ai duke kërkuar rikthimin e rendit kushtetues.
Në një konferencë për media, Ismaili ka kritikuar Vetëvendosjen për moskonstituimin e Kuvendit.
Ismaili: PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend
“Kjo është edhe një tentativë manipulimi për afate, Haxhiu më mirë do të ishte t’i kishte shkruar letër Deharit që ta thërrasë seancën. Çfarë logjike ka, si mund të ushtrosh mandate dhe të dërgosh letra, kur është dashtë që letrën e parë t’ia dërgoj Deharit. PDK-ja nuk do të jetë në atë takim, ne do të jemi në Kuvend”, deklaroi ai.
Ismaili ka folur edhe për, siç tha ai, pasojat që po i bartin qytetarët nga mungesa e një Kuvendi funksional, duke përmendur shëndetësinë, energjinë dhe arsimin.
Ismaili: Pasojat janë të mëdha që po i bartin qytetarët
“Kjo nuk është teori apo akuzë partiake, e thjeshtë. Lexuam lajmin për mungesë të barnave të rëndësishme që kërkohen për pacientët me kancer. Mijëra familje kosovare paguajnë çmime të larta për shërbime shëndetësore, e në ndërkohë pasurojnë individë e kompani të afërta me pushtetin. Kriza e njëjtë është në energji, ku miliona e miliona euro nga xhepi i qytetarëve janë duke shkuar direkt në xhepat e kompanive të afërta me pushtetin. Kriza e njëjtë është në arsim, ku asnjë projekt për përmërisimin e cilësisë së arsimit apo digjitalizim të arsimit nuk është duke u bërë. Kjo tani është Kosova. Kjo është Kosova e krizave shumëvjeçare të Albin Kurtit”, deklaroi ai.
Deri tani edhe kreu i Aleancës, Ardian Gjini e ka refuzuar ftesën e U.D. presidentes Albulena Haxhiu për takimin e thirruar për të martën në orën 09:00.
Ndryshe, vazhdimi i seancës konstituive është ndërprerë më 8 gusht me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë gjatë gjuajtjes me vezë Albin Kurtin nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.
