Lajme

Iu propozua kandidatura për deputet, Luan Gacaferi zbulon pse e refuzoi

Anëtari i Partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka bërë të ditur arsyet pse nuk u bë jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai tha se, pavarësisht kërkesave nga udhëheqësit e partisë, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, ai është detyruar të refuzojë kandidimin për arsye private dhe profesionale, pasi vendi i tij i punës nuk i ka lejuar shkëputjen për fushatë.

Gacaferi falënderoi drejtuesit e partisë dhe mbështetësit për besimin, duke theksuar se do të vazhdojë të kontribuojë në mënyra të tjera për përkrahjen e listës VV-Guxo në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Me lejoni që në fillim të shpreh respektin tim më të madh njerëzor për zonjën Donika Gërvalla dhe për zotin Faton Peci, të cilët edhe këtë herë, sikurse në zgjedhjet e 28 dhjetorit, besuan se unë jam i duhuri për listën e kandidatëve për deputet nga Partia Guxo.

Pas shumë takimeve si ky i fundit të shtunën më 9 maj në Zvicërr, si dhe bisedave telefonike që pata me zonjën Gërvalla, por edhe me zotin Peci, ( biseda e fundit sonte në ora 21:30) ku edhe këtë herë m’u kërkua të jem pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, fatkeqësisht m’u desh të refuzoj për arsye të natyrës krejtësisht private dhe profesionale.

Kam pritur më shumë se dy javë një përgjigje përfundimtare nga firma ku punoj, nëse do të më lironin për disa muaj që të mund të angazhohem në fushatën elektorale, por për fat të keq, firma ku punoj ma refuzoi kërkesën për t’u liruar, qoftë edhe pa pagesë, për dy apo tre muaj, me arsyetimin se nuk mundën të gjenin kaq shpejt një zëvendësim adekuat për vendin e punës qe unë e kryej në firmën ku punoj!

Prandaj, më vjen shumë keq që edhe këtë herë u detyrova të refuzoj kërkesën e zonjës Gërvalla dhe të zotit Peci, për të qenë kandidat për deputet në listën e Partisë Guxo, së bashku me VV-në.

I falënderoj nga zemra si Donikën, ashtu edhe Fatonin, por edhe me qindra e qindra miq të mi qe ma kërkuan qoftë privatisht e qoftë publikisht të isha pjesë e listës së VV GUXO, prandaj ju kërkoj shumë ndjesë që nuk po mundem t’i përgjigjem pozitivisht kërkesës së tyre për arsye krejtësisht private e profesionale qe i ceka më lartë!

Por ju garantoj se do bëjë gjithçka qe është në mundësitë e mija dhe nuk do kursej asgjë nga vetja ime, qe ta ndihmojë VV GUXO qe zgjedhjet e 7 qershorit t’i fitojmë edhe më bindshëm se zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025!

I juaji Luani!

Të Ngjashme