Aktuale

Ja me kë po e shkruan manifestin e “Shqipëria e re” Elisa Spiropali, kokë më kokë me mashtruesin e madh shqiptar me tre emra

Duket se Elisa Spiropali po shkruan platformën që ka premtuar për Shqipërinë e re me ndihmen e Indrit Aliu, Kolleshi, ose alias David Isaac, i cili për të fshehur gjurmët ka ndryshuar emrin dhe është bërë izraelit…

Pak ditë më parë, në disa media ka qarkulluar një foto e deputetes Elisa Spiropali, në një restorant në ish Bllok, me një person të paidentifikuar, duke ngritur dyshime mbi lëvizjet e saj pasi Babloku e largoi nga sofra qeveritare. Pamfleti ka zbuluar enigmën.

Personazhi me të cilin Elisa Spiropali duket se po shkruan manifestin ‘Shqipëria e re’ është emblema e mashtrimit në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasin Indrit Aliu allias Indrit Kolleshi allias David Isaac, i dënuar me 10 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda, i arrestuar sërish pasi doli nga burgu për mashtrim, ndërsa aktualisht po hetohet paralelisht nga SPAK dhe Prokuroria e Tiranës për pastrim parash, skema mashtrimi etj.

See also  Kush janë politikanët që fshehin pasuritë, si ILDKPI dhe drejtësia po mbyllin sytë ndaj milionave të pushtetarëveIndrit Aliu ka arritur të mashtrojë duke u zhvatur miliona euro dhjetëra biznesmenëve, zyrtarë publikë, botues, madje ai arriti të mashtronte edhe vetë Policinë e Shtetit. Aliu posedon disa pasaporta dhe operon me disa emra. Për të përshkruar bëmat e tij nuk do të mjaftonin disa artikuj, por ajo çka ngre pikëpyetje të mëdha sot është se çfarë e lidh Elisa Spiropalin me Indrit Aliun dhe si ka mundësi që ajo gjendet gjithmonë e implikuar me personazhe të botës së krimit, një terheqje magnetike e kësaj politikaneje që nuk rresht së dhëni mësime për demokracinë dhe Shqipërinë e re.

See also  Tragjedia në Durrës! Del FOTO, kjo është 23-vjeçarja që konsumoi fostoksinë dhe vdiq, mjekët bënë të pamundurën ta shpëtoninDuket se Elisa Spiropali po shkruan platformën që ka premtuar për Shqipërinë e re me ndihmen e Indrit Aliu, Kolleshi, ose alias David Isaac, i cili për të fshehur gjurmët ka ndryshuar emrin dhe është bërë izraelit, e madje president i një sinagoge në Sauk. /Pamfleti

Të Ngjashme