Aktuale

Ja si grabiten fondet uniformave të ushtrisë dhe policisë nga skema GUNA e Ardi Veliut

Skandalet e privatizimit të industrisë ushtarake, duke kaluar porositë e ushtrisë për veshmbathje në duart e një kompanie anonime pa eksperiencë, pa aftësi paguese, pa punonjës dhe pa teknologji nën sloganin made in Albania është mashtrim skandaloz i qeverisë Rama dhe kompania e krijuar është një ombrellë e dyshes Balluku-Rama për të kthyer një minierë ari në interes të xhepave të tyre.

Kompania GUNA është një afere e pastër e drejtorit të KAYO, Ard Veliu, kompani e krijuar dhe e kontrolluar nga ai me një kompani anonime, pa staf, specialistë, punëtorë, makineri apo linja prodhimi.

Gjithë kjo lojë është një nga aferat më skandaloze të qeverisë shqiptare dhe ekzekutori i kësaj afere është Ard Veliu, i cili ka bërë shoqëri të përbashkët mes kompanisë shtetërore KAYO me Emiljano Duzhën, klient i Ard Veliut kur ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

GUNA Tactical është krijuar si një ombrellë nga dyshja Balluku-Rama për të nxjerrë nga sistemi i transparencës prokurimet e uniformave për ushtrinë dhe policinë. Guna është krijuar si koperturë për të krijuar një sistem grabitjesh jashtë syrit të publikut nën koperturën e sekretit shtetëror, duke shmangur tenderimin dhe barazinë e shtetasve dhe të kompanive para ligjit. Rasti i GUNËS, është rasti tipik i një bande hajdutësh që menaxhon paratë e buxhetit sipas dëshirës. Në rastin konkret të Guna Tactical shfaqet si një “guaskë” ligjore ku shteti vë asetet dhe tregun e garantuar (uniformat e ushtrisë), ndërsa privati (Dusha) menaxhon fondet, pa pasur nevojë të ketë përvojë në tekstile, pasi konkurrenca është eliminuar me ligj. Krijimi i kësaj kompanie është bërë në mënyrë të tillë që gjithçka të menaxhohet nga Ard Veliu dhe bashkëpunimi me privati duhet si koperturë për të vjelë të ardhurat e paligjshme dhe f itimet e tepërta që do burojnë nga mungesa e konkurrencës dhe çmimet e shtuara sipas oreksit të bandës që e drejton.

De facto kompania menaxhohet nga kamikazët e Ard Veliut. Administratori është miku i ngushtë i tij që vjen nga radhët e policisë, pasi ka qenë shef komisariati kur Veliu ishte drejtor. Ashtu si shumica e drejtuesve të KAYO-s, edhe Leonard Qyra vjen nga një sfond i sigurisë dhe rendit. Ai ka shërbyer më parë si zyrtar i lartë në Policinë e Shtetit (ish-shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë dhe pozicione të tjera drejtuese). Kjo përforcon faktin se Guna Tactical nuk po drejtohet nga menaxherë të industrisë tekstile, por nga ish-policë të besuar të Ardi Veliut. Në ndihmë të Qyrës është vënë dhe një bord mbikqyrje që drejtohet nga Ardit Hysa, drejtori Juridik i KAYO, i cili këto ditë ka fatin të jetë emëruar dhe kryetari i ri i bordit të vetë KAYO. Kjo dyshe është vënë në shërbim të Ardi Veliut për të grabitur me prodhimin e uniformave. Duke qenë se privati është një anonim me duar në xhepa, historia e uniformave është kthyer në një grotesk humoristik të stilit të qeverisjes Rama me kapterë dallkaukë si Ard Veliu. Prodhimi i uniformave nuk ka lidhje me made in Albania, por është shndërruar në një treg matrapazësh që kërkojnë nga linja të ndryshme prodhimi nëpër Shqipëri të prodhojnë për hesap të GUNËS dhe kjo e fundit tja faturojë KAYO. Histori e tmerrshme sesi po luhet me paratë e buxhetit dhe menaxhohet furnizimi i ushtrisë dhe policisë aktualisht.

Gjithë porositë e 2025 po porositen nëpër ndërmarrje të ndryshme në Shqipëri. Edhe pse po shitet si industri tekstile, “Guna Tactical” nuk po prodhon këmisha apo pantallona të thjeshta. Kompania po tenton të marrë licenca nga firma izraelite për prodhimin e jelekëve anti-plumb dhe uniformave me mbrojtje termike (që nuk kapen nga kamerat infra të kuqe. Problemi kryesor që po ngrihet është se këto uniforma “vendi” po i kushtojnë buxhetit të shtetit 30-40% më shtrenjtë sesa kur blerjet bëheshin me tender ndërkombëtar nga Turqia apo Greqia. Si funksionon “loja”? Guna Tactical sh.a. ka kontrata të garantuara me shtetin për uniformat, por ato nuk funksionojnë përmes tenderave tradicionalë të hapur. Ja se si është strukturuar ky bashkëpunim: 1. Marrëveshja e “Ekskluzivitetit” Ndryshe nga kompanitë e tjera që duhet të konkurrojnë në tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes apo të Brendshme, Guna Tactical përfiton nga statusi i saj si ndërmarrje me kapital shtetëror (pasi 51% e aksioneve zotërohen nga kompania shtetërore KAYO).

Prodhimi i Brendshëm: Shteti shqiptar ka marrë vendimin që uniformat e Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit të mos blihen më nga importi (si Turqia apo Italia), por të prodhohen “brenda shtëpisë”. Delegimi i Fondit: Kjo do të thotë se fondet e parashikuara për uniformat i delegohen direkt KAYO-s, e cila më pas i ekzekuton përmes Guna Tactical. 2. Kontrata për Policinë e Shtetit (2025-2026) Guna Tactical është përfolur si përfituesja kryesore e planit për ndryshimin e plotë të imazhit të Policisë. Gjatë vitit 2025, kompania ka marrë porosinë për prodhimin e uniformave verore dhe dimërore, përfshirë ato taktike për forcat RENEA pasi nuk ka fuqinë punëtore të mjaftueshme (rreth 300-500 rrobaqepëse që do të duheshin për të veshur të gjithë policinë dhe ushtrinë). Si funksionon skema Shteti i jep Guna-s p.sh. 5 milionë euro për një parti uniformash. Guna Tactical ia jep këtë punë një fabrike private tekstili në rrethe për 3.5 milionë euro.

Diferenca prej 1.5 milionë euro mbetet si fitim i pastër për kompaninë “guaskë” (Guna), ku përfitojnë pronarët privatë (Emiljano Dusha) dhe mbulohen kostot e administratës ku bëjnë pjesë Ardit Hysa, Alket Papa, etj. Për vitin 20252026, Ministria e Brendshme ka akorduar një fond special për “Rinovimin e Imazhit të Policisë”. Ky fond nuk kalon përmes APP (Agjencisë së Prokurimit Publik), por i jepet KAYO-s si “shërbim ndaj shtetit”. Kjo bën që çmimi i një kapeleje, një rripi apo një këpuce taktike të mos jetë subjekt i garës së tregut, por të vendoset nga Bordi i Drejtorëve (ku janë pikërisht personat që përmendëm). Përveç copës së tekstilit, kostoja fryhet ndjeshëm te pjesët metalike dhe plastike butonat, emblemat, mjetet identifikuese dhe jelekët anti-plumb thuhet se blihen nga MSSC (kompania e Emiljano Dushës) jashtë vendit dhe i shiten Guna Tactical me çmime të fryra, e cila më pas ia shet Ministrisë. kjo krijon një rreth të mbyllur ku paratë publike kalojnë në disa duar brenda të njëjtit grup njerëzish, drejtorit Veliu, Ardit Hysës dhe bordit drejtues. Në përfundim kemi të bëjmë me një hajdutëri që vendos fondet, çmimet dhe f itimet për bandën që drejton KAYON dhe shtetin.

Interesi i SPAK dhe Auditimet dhe FNSH. Megjithëse shifrat e sakta shpesh klasifikohen si “sekret tregtar” për shkak të natyrës ushtarake të KAYO-s, bëhet fjalë për kontrata që kapin vlerën e miliona eurove në vit. Përveç policisë, Guna Tactical ka marrë përsipër prodhimin e uniformave me kamuflazhin e ri të certifikuar nga NATO. Përfshirë jelekët taktikë dhe aksesorët (çanta, rripa, këllëfë armësh) që deri dje bliheshin nga kompani të huaja. Meqenëse kontrata bëhet “shtet me shtet” (Ministri-KAYO), nuk ka tender publik. Kjo eliminon kompanitë e tjera shqiptare të tekstilit që kanë dekada eksperiencë. Ka denoncime se kostoja për njësi prodhimi te Guna Tactical është më e lartë se sa kostoja e blerjes në tregun ndërkombëtar. Dyshohet se Guna Tactical, duke mos pasur kapacitete të mjaftueshme rrobaqepësie, mund t’i nënkontraktojë këto punë te privatë të tjerë, duke mbajtur një “provizion” si ndërmjetës

. Për sa i përket çmimeve dhe kostove të dyshuara, kjo është “thembra e Akilit” për projektin e Guna Tactical, pasi këtu lindin edhe dyshimet më të mëdha për fryrje të buxhetit dhe mungesë transparence. Edhe pse kontratat e mbrojtjes shpesh mbulohen me petkun e “sekretit shtetëror”, të dhënat e rrjedhura dhe denoncimet e bëra (kryesisht nga opozita dhe ekspertë të ekonomisë) nxjerrin në dritë disa fakte shqetësuese. Burimet tregojnë se kostoja e prodhimit vendas përmes Guna Tactical rezulton të jetë 30% deri në 50% më e lartë se sa çmimi me të cilin këto uniforma bliheshin më parë përmes tenderave ndërkombëtarë (kryesisht nga Turqia, e cila është lider në këtë sektor). Për shembull: Nëse një komplet uniformë (pantallona, këmishë, xhaketë) blihej me rreth 120-150 euro në tregun e hapur, te Guna Tactical thuhet se kostoja e faturuar shtetit shkon mbi 200 euro.

Qeveria e argumenton këtë me “standardet më të larta” dhe “sigurinë e furnizimit”, por ekspertët dyshojnë se diferenca shkon si fitim për partnerin privat (MSSC). Dyshimi më i madh është se Guna Tactical nuk e bën vetë të gjithë procesin e qepjes, Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar për arrestime, burime pranë organit të akuzës dhe raporte mediatike SPAK ka nisur grumbullimin e të dhënave për mënyrën se si janë krijuar këto “Joint Ventures” (si Guna Tactical dhe M.K.D). Fokus te MSSC: Hetimi po përqendrohet te kompania e Emiljano Dushës (MSSC), e cila ka marrë statusin e partnerit strategjik pa një garë të hapur ndërkombëtare, duke pasur si “garantë” Ardi Veliun dhe Ardit Hysën.

Të Ngjashme