Aktuale

Sherr mes disa të rinjve, plagoset me thikë një i mitur, arrestohen autorët

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lipjan të Prishtinës, ku një i mitur ka mbetur i lënduar pasi është plagosur me thikë gjatë një konflikti me tre të mitur të tjerë.

Sipas raportimeve nga Policia e Kosovës, i plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa tre të miturit e tjerë janë arrestuar.

“Lipjan 24.04.2026 – 14:30.

Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga tre persona meshkuj kosovarë të mitur, njëri nga të dyshuarit e ka therë me thikë duke i shkaktuar lëndime trupor. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Ngjashme