Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje 27 prilli, përvjetori i Masakrës së Mejës të mos harrohet dhe të nderohet si pjesë e kujtesës kolektive.
Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për 27 prillin, duke thënë se institucionet nuk duhet të sillen sikur kjo datë nuk ka domethënie historike.
“Mendoj se në kujtesën tonë nuk guxon me u harru se çka është data 27 prill, as administrata as kushdo nuk duhet me u sjell thua se nuk e dimë çfarë date është ajo dhe çka simbolizon. 27 prilli është një datë që nuk duhet të anashkalohet. Parlamenti i Kosovës duhet të jetë në Mejë”, deklaroi Haradinaj.
Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në fillim të seancës kërkoi edhe shtyrjen e seancës së paraparë për të hënën, në mënyrë që deputetët të marrin pjesë në homazhet në Mejë.
