Ja skenarët për largimin Ramës, Alfred Cako plas “bombën”, frika nga një “21 Janar” i dytë me kufoma dhe snajperë të shërbimeve sekrete, fijet që po lëvizin sorosianët dhe lufta e egër për 4 miliardë eurot e mafies që detyrojnë kryeministrin të kërkojë negociata
Konspiracionisti Alfred Cako shprehet se largimi i kryeministrit Edi Rama mund të realizohet përmes dy skenarëve: i pari me pak gjak dhe negociata, dhe i dyti me shumë gjak përmes një revolucioni të dhunshëm. Cako shprehet kundër revolucioneve dhe thekson se sorosianët po manipulojnë protestën, duke refuzuar krijimin e një grupi negociator sepse synojnë ta çojnë situatën në tension, gjak dhe në ekzekutimin e Ramës, të cilin e konsiderojnë tradhtar të Sorosit.
Ekziston frika e përsëritjes së një skenari të ngjashëm me “21 Janarin”, ku sipas Cakos, kufomat mund të shkaktohen nga shërbimet sekrete të pozicionuara nëpër hotele dhe vende ku kalojnë protestuesit, me qëllim që të akuzohet policia dhe vendi të kalojë në anarki. Sipas Cakos, përveç CIA-s dhe shërbimit britanik MI6, në protestë thuhet se janë përfshirë edhe inteligjenca gjermane, turke, izraelite, greke, serbe dhe ruse. Po ashtu, ai thekson se në prapaskenë kryeministri gjendet nën presionin e madh të mafies shqiptare për shkak të një skeme të pastrimit të rreth 4 miliardë eurove të nxjerra në të zezë.
Pjesë nga analiza e Alfred Cakos:
“Në ditën e tretë kur kam folur në protestë, kam thënë që duhet të nxirrni një grup përfaqësimi që të përfaqësojë në negociata të mundshme me faktorët e sotëm politikë. Ka njerëz që thonë që jo negocim. OK. Dhe ky është një variant. Nuk e di çfarë duan të thonë ata me këtë .Janë një grup ndoshta që thërrasin revolucion aty. Revolucionet nuk janë të mira. Unë jam kundër revolucioneve, jam për evolucion për të mos kaluar shoqëria nga një gjendje e vështirë në një gjendje akoma dhe më të vështirë. Tani për të mos bërë negociata ka një mënyrë që është me shumë gjak, me revolucion. Të mposhtet kundërshtari që është përballë dhe të shporret e pushtetin ta marrin me forcë grupi i njerëzve të protestuesve.
Në radhë të parë unë nuk i njoh shumicën e atyre që janë atje. Di që ka shumë duar që janë futur dhe që kërkojnë dhe hakmarrje; si sorosianët që e ndjejnë veten të tradhtuar nga Rilindja dhe që duan ta zëvendësojnë me sa shikojmë me këtë Spiropalin dhe me këta të tjerët, si Lapaj që janë një dorë. Tani ka dy mënyra për të ikur Edi Rama. E para është me pak gjak dhe me negociata sepse ai do ulet në negociata pasi të derdhet pak gjak. Siç i tha Saliut më 21 janar: “do kalosh nesër mbi kufoma”. Sot nuk është çudi që të kalohet mbi kufoma dhe kufomat jo gjithmonë i shkakton qeveria. Duhet ta dini. Janë dhe shërbimet sekrete të cilat rrinë nëpër pozicione të ndryshme nga hotelet, nga vendet ku do kalojnë protestuesit dhe mund të qëllohen në momentet që janë afër policisë dhe të akuzohet policia. Sepse kur derdhet gjak edhe policia tërhiqet, kalojnë në anarki, sepse shumica e policëve janë hallaxhinj si puna jonë dhe thjesht ata dalin aty ta bëjnë detyrën jo me gjithë zemër dhe nuk u intereson shumë se kush do vijë. Mjafton që ata të vazhdojnë punën atje dhe të mos kenë probleme me drejtësinë në rast të ndonjë përshkallëzimi të ngjarjeve.
See also Tragjedia në Itali/ U helmuan nga rrjedhja e gazit, familja shqiptare ishte transferuar në shtëpinë e re vetëm pesë muaj më parëNë qoftë se do derdhet pak gjak, sigurisht Rama do tentojë të largohet, por varet pastaj këta që manipulojnë protestën, që janë sorosianët, a do pranojnë këta negociata me pak gjak apo do kërkojnë shumë gjak dhe vdekjen e Ramës si tradhtar i Sorosit?Të shikojmë, Rama ka probleme të mëdha sepse nga të gjitha anët e ka futur veten në telashe të mëdha. Ai ka menduar të menaxhojë lekët e mafies shqiptare. Lekët e nxjerra në të zezë. Nuk ka rëndësi se mund të jenë dhe aktivitete të rregullta, por pa letra dhe njerëzit kanë grumbulluar lekët edhe i kanë futur. Rama ka ndërhyrë e ua ka pastruar dhe janë rreth 4 miliardë euro ku kanë marrë përqindjet e tyre njerëzit që janë përfshirë. Këtë skemë Ramës ia tregoi Ben Ahmetaj; e ka lidhur në fillim me këta personat që mund të bëjnë pastrimin e lekëve në Bruksel, në Luksemburg, nëpër banka ku dhe qeveria merr pjesën e saj. Banka e Shtetit shqiptar. Nuk e di nëse ka dijeni apo jo guvernatori, por këta drejtorët e dytë mafiozë i bëjnë këto veprime që janë të lidhur me Ramën dhe janë të përfshirë dhe njerëz të ndryshëm në politikë, ku e drejton ky Agaçi këtë proces që ka zëvendësuar Ben Ahmetajn.
Dhe është dhe një çifut rus i cili shërben në një nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare që ka bërë lidhjet me bankat dhe që bën këtë punën e “lavatriçeve”; dhe Rama tani është edhe në presionin e mafies shqiptare, të cilët duan që paratë e tyre të kalojnë nga bankat e Brukselit të Evropës ku pastrohen paratë që dorëzohen kesh në dorë; dhe pasi marrin përqindjen bankat i pastrojnë me numrat e llogarive duke ju hapur numra llogarish. Në qoftë se Rama largohet është në presionin edhe të kësaj mafie, të cilët do t’i kërkojnë që t’u rikthehen paratë e tyre; dhe në qoftë se do ketë pak gjak, sorosianët do kërkojnë shumë gjak dhe vrasjen e Ramës. Në qoftë se duhet të ketë pak gjak, Rama mund të kërkojë të negociojë. Rama mund të ketë dashur të negociojë edhe këto kohë për ta mbyllur më me siguri, por jo më kot këta sorosianët nuk krijonin grup negociator për ta çuar problemin deri te gjaku. Tani që ndodhi konflikti mes policisë dhe kur Rama mendoi se protesta ra për shkak të rënies së numrit, po kjo protestë ka disa karakteristika jo shqiptare. Shpërtheu në mënyrë të menjëhershme. Vazhdoi për një kohë të gjatë në mënyrë të pandërprerë që s’kanë qenë karakteristika të protestave shqiptare të cilat janë shuar shpejt; dhe e treta ka një lloj brutaliteti te bërthama, te grupi i vogël, që nuk janë karakteristika të protestave shqiptare në përgjithësi.
See also Rama kapet me gazetarin: Që kur u ndave nga mua, më tregon mafienPra duket që ka dorë të huaj dhe me sa di unë janë futur njerëz të inteligjencës gjermane, turke, izraelite, greke, serbe, ruse, të cilat përveç CIA-s nuk diskutohet dhe shërbimit britanik MI6 që punojnë të gjitha për hesap të tyre me manipulimin e njerëzve aty. Kur të derdhet pak gjak, Rama do ta shpallë kërkesën për negociata. Por këta nuk do ta pranojnë me sa e shikoj unë Sorosi që ka marrë në kontroll të paktën platformën e protestës aty, Foltoren. Këto ishin ato synimet e sorosianëve të cilët nuk deshën që në fazat e para Edi Rama të kishte mundësi të negocionte dhe t’i jepte zgjidhje situatës me sa më pak dhimbje dhe kosto dhe kaos dhe gjak; dhe këta nuk pranonin të kishte grup negociator për të biseduar me Ramën sepse kërkonin ta çonin në tension, në gjak. Këta kanë frikë se mbasi të ketë pak gjak këta duan ta bëjnë me shumë gjak dhe pa negociata, me revolucion, duke kaluar në gijotinë Ramën dhe të gjithë ata që i kanë zhgënjyer nga kontaktet personale që kanë pasur me Sorosin.
Po pati gjak mendoj që shumë patronazhistë dhe shumë rilindas dhe shumë mjaftistë që i kanë kthyer shpinën Sorosit dhe i kanë qëndruar besnikë Ramës këtë muaj, sigurisht do të jenë objektiv edhe prej grupeve të ndryshme terroriste që mund të ngrenë këta komunistët e majtë që po manipulojnë protestuesit idealistë. Në fillim protestat i fillojnë në rrugë idealistët, i marrin në kontroll fanatikët (siç thotë Thomas Carlyle) dhe pastaj dalin nga hija njerëzit e atyre që kanë financuar siç janë Spiropali e ku e di unë kush, që do nxjerrin prapë këta mjaftistët për të prishur dhe për ta përkeqësuar situatën akoma dhe më shumë dhe për të mbajtur nën kontroll qeveritë që do të vijnë. Në fakt për kauzën që unë kam mbrojtur gjithë këto vite armiku më i madh janë globalistët. Rama është armik i shqiptarëve sepse ishte globalist dhe ne duhet të luftojmë të gjitha ato axhendat e globalistëve siç janë depopullimi dhe kontrolli nëpërmjet mikroçipit. Këto do të realizohen sigurisht me luftëra dhe me pandemi. Qeveritë e ardhshme shqiptare nuk duhet të bëhen palë me askënd. Duhet të flasin në gjuhën e paqes dhe duhet të mos u binden axhendave të organizatave të mëdha ndërkombëtare.”
